Skip Navigation Links

Aktivitetet  


REGJISTRIMI 2021: Konkursi për regjistrues dhe instruktorë rajonal vazhdon deri me 12 gusht
05.08.2021

 

Për shkak të pushimeve verore, Konkursi për angazhimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonal për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar edhe për 12 ditë.

Enti shtetëror i statistikës, me qëllim që të siguroj numër të mjaftushëm të kandidatëve për regjistrues dhe instruktorë rajonal, prej të cilëve mund të bëj përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë që do ta realizojnë regjistrimin në terren, ka vazhduar konkursin publik për të aplikuar dhe fton të gjithë të interesuarit që të konkurojnë në aplikacionin elektronik në linqet e mëposhtme:

www.stat.gov.mk dhe https://popis2021.stat.gov.mk

Kandidatët e interesuar të cilët do të aplikojnë në mënyrë elektronike, dokumentet e nevojshme i dorëzojnë, enkas në formë letre, nëpërmjet postës drejtuar Entit shtetëror të statistikës, rr.Dame Gruev nr.4, Shkup, fak.pos. 506, më së voni deri me 16.08.2021 ose në ditën e paraparë për testim në hapësirat ku do të realizohet testimi.  

Kushtet tjera të përcaktuara nga konkursi i mëhershëm mbesin në fuqi. 




© Enti shtetëror për statistikë