Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Nga të dhënat statistikore në politika efektive
01.04.2025

 
Të dhënat duhet të jenë bazë për krijimin e politikave të bazuara në prova, për të arritur një zhvillim më inkluziv dhe të drejtë.
 
Më 28 mars 2025, u mbajt punëtoria me titull "Nga të dhënat statistikore në krijimin e politikave efektive ekonomike dhe të zhvillimit", me fokus në statistikat gjinore, në bashkëpunim me Finance Think.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet relevante, ku u ndërthurën të dhënat e disponueshme nga Enti Shtetëror i Statistikës dhe përdorimi i tyre në analizat hulumtuese dhe modelet e Finance Think, ndërsa u shqyrtuan mundësitë e gjetjeve në krijimin e politikave.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të dhënat të shërbejnë si bazë për krijimin e politikave të bazuara në prova, për të arritur një zhvillim më inkluziv dhe i drejtë.
Punëtoria është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup.
 

    

    




© Enti shtetëror për statistikë