Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takimi koordinues me Institutin e shëndetit publik
10.10.2024

 

Me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në kuadër të Sistemit Kombëtar të Statistikave, sot në Entin Shtetëror të Statistikave u zhvillua një takim ndërmjet drejtorit të Entit z. Dejan Stankov dhe drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, znj. Maria Andonovska.

Në takimin ndër tjerat u diskutua për statistikat evropiane të shëndetësisë dhe aplikimin e tyre në vendin tonë, me theks të veçantë në aktivitetet e ardhshme të Entit Shtetëror të Statistikave në lidhje me Anketën Evropiane të Shëndetësisë, e cila kryhet si një anketë periodike që jep treguesit kryesorë të gjendjes shëndetësore, kujdesin shëndetësor dhe përcaktuesit shëndetësorë, si dhe të dhëna të tjera mbi karakteristikat socio-ekonomike të popullsisë.

Gjithashtu u diskutua për rëndësinë e llogarive shëndetësore dhe rolin e tyre në planifikimin financiar dhe menaxhimin e burimeve në sektorin e shëndetësisë, si dhe nevojën e integrimit të të dhënave për llogaritë shëndetësore në statistikat e përgjithshme shëndetësore, të cilat do të kontribuojnë në monitorimin dhe analizën më efikase e shërbimeve dhe burimeve shëndetësore.

Të dyja palët ranë dakord se do të intensifikojnë bashkëpunimin në të ardhmen.

 

   

 




© Enti shtetëror për statistikë