Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Thellimi i bashkëpunimit me Institutin e statistikave të Republikës së Shqipërisë
09.12.2022

 

.Sot në Korçë të Republikës së Shqipërisë, drejtori i Entit shtetëror të statistikës z. Apostoll Simovski dhe drejtoresha e Institutit të statistikave të Republikës së Shqipërisë, znj. Elsa Duli, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e statistikave.

Të dy drejtorët e institucioneve theksuan rëndësinë e këtij memorandumi, i cili në fakt zyrtarizon bashkëpunimin e frytshëm afatgjatë të statisticientëve nga të dy vendet, i cili tashmë po ngrihet në një nivel të ri institucional , i cili do të mundësojë zgjerimin e fushave të veprimit dhe thjeshtimin e mekanizmave të bashkëpunimit.




© Enti shtetëror për statistikë