Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takim me përfaqësuesit e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shkup
03.09.2024

 

Sot, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, z. Dejan Stankov, realizoi takim me znj. Margarita Spasenovska, përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në zyrën në Shkup.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes ESHS-së dhe OBSH-së në kuadër të krijimit të sistemit të llogarive shëndetësore, si dhe nevoja e forcimit të kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për sistemin shëndetësor dhe statistikor në vendin tonë, për të dinamizuar aktivitetet në lidhje me zhvillimin e statistikave shëndetësore.

Drejtori i Entit theksoi se aktivitetet për zhvillimin e statistikave shëndetësore dhe planet për transmetimin e të dhënave në Eurostat janë prioritet i përfshirë në tvining projektin e financuar nga BE-ja.

Aktivitetet për zhvillimin e sistemit të llogarive shëndetësore, si një nga më gjithëpërfshirëset dhe më të detajuarit në nivel global, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 




© Enti shtetëror për statistikë