Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Punëtoria rajonale “Regjistrimi dhe politikat për popullsinë”
17.12.2019

 

Në organizim të Zyrës së Fondit të popullsisë së KB-së (UNFPA) dhe Platformës kundër varfërisë, sot në Shtip u mbajt punëtoria rajonale ku u diskutua për nevojën e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për politikat për popullsinë, në prizmin e Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, si masë për ndjekjen e përparimit të çdo vendi. Në Punëtori, drejtori i Entit shtetëror të statistikës, z.Apostol Simovski, prezantoi përgatitjet e deritanishme për Regjistrimin e rradhës, risitë që propozohen për mënyrën e zbatimit të tij, si dhe nevoja e sjelljes sa më të shpejtë të Ligjit për Regjistrim, si një parakusht e kryerjes me kohë të të gjithë fazave të përgatitjeve të këtij operacioni masovik statistikor.

Përfaqësuesi i Platformës kundër varfërisë, znj. Biljana Dukovska, i sqaroi Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm si një mjet për ndjekjen dhe matjen e përparimit të vendit, por edhe nevojën për Regjistrim të popullsisë, shkaku i krijimit të politikave më të mira dhe të qëndrueshme të popullsisë.

Të pranishmit në Punëtori – përfaqësuesit të sektorit joqeveritar nga rajoni Lindor, përfaqësuesit e vetqeversisjes lokale, qytetarët, treguan interes të madh për temën dhe me diksutimet e tyre vetëm sa e vërtetuan rëndësinë të këtij operacioni të shkëlqyeshëm statistikor, suksesi i së cilës reflektohet në jetën e gjithmbarshme ekonomiko-shoqëroro në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

   

 




© Enti shtetëror për statistikë