Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Të dhëna cilësore statistikore – bazë për krijimin e politikave zhvillimore demografike
02.12.2021

 

Në margjinatë e konferencës “Formësimi i së ardhmës demografike të Europës”, e cila po mbahet dje dhe sot në Sofje, Republika e Bullgarisë, drejtori i Entit shetëror të statistikës, Apostol Simovski, realizoi takim me CEO-n e UNFPA-s, Natalija Kanem, si dhe me Alana Armitazh, drejtoreshë e zyrës rajonale të UNFPA-s për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Në takim u theksua rëndësia e të dhënave statistikore zyrtare si bazë e krijimit të politikave zhvillimore demografike për tu përballur me sfidat që ka rajoni i Ballkanit dhe me gjërë, të cilat sfida janë, para së gjithash, plakja e popullsisë, fertiliteti, barazia gjinore, lidhja mes demografisë dhe demokracisë etj.

Zonja Kanem theksoi rëndësinë e realizimit të suksesshëm të Regjistrimit 2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shtysën që do të japin të dhënat nga regjistrimi për krijimin e programeve të reja për avansimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të të gjitha aktiviteteve të ndërmarra në drejtim të zhvillimit demografik të vendit dhe rajonit në tërësi.

U theksua edhe bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, Entit shtetëror të statistikës dhe UNFPA-s, e cila në të ardhmën akoma më tepër do të intensifikohet duke marr parasysh nevojat e shoqërisë për statistika zyrtare cilësore dhe në kohë.

Në Konferencë, delegacionin nga Maqedonia përbëhej nga ministresha për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shaphanska, drejtori i Entit shtetëror të statistikës, Apostol Simovski dhe përfaqësues tjerë nga fusha të ndryshme, si dhe nga zyra kombëtare e UNFPA-s.

 

  




© Enti shtetëror për statistikë