Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Njoftim për publikun
03.04.2025

 
Enti Shtetëror i Statistikës me kënaqësi njofton publikun se me datë 07.04.2025 vë në përdorim wenfaqjen e re dhe të ridizajnuar www.stat.mk, e cila është dizajnuar me qëllim që të sigurojë përdorim më të thjeshtë dhe qasje më të lehtë në të dhënat statistikore. Webfaqja e re është modernizuar dhe optimizuar për të gjitha llojet e pajisjeve, me qëllim që të plotësojë nevojat e përdoruesve dhe të lehtësojë procesin e kërkimit dhe shkarkimit të informacionit statistikor.
 
Përveç kësaj, dëshirojmë tju njoftojmë se kemi nisur procesin e ribrandimit të institucionit, me një logo të re dhe një URL të re. Këto ndryshime janë pjesë e përpjekjeve tona për të përmirësuar dukshmërinë e Entit dhe për të përmirësuar komunikimin me publikun dhe me përdoruesit e të dhënave statistikore zyrtare.
 
Me webfaqen e ridizajnuar dhe logon e re, Enti Shtetëror i Statistikës vazhdon të synojë përmirësimin e transparencës dhe aksesueshmërisë së të dhënave, si dhe përmirësimin e komunikimit me publikun dhe me të gjithë përdoruesit e interesuar.
Për informacione të mëtejshme, vizitoni webfaqen e re të Enti Shtetëror të Statistikës në https://stat.mk/
 
Kontakti: Enti Shtetëror i Statistikës
Telefoni: 02-3295-666
Email: press@stat.gov.mk
 



© Enti shtetëror për statistikë