Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Avancimi i bashkëpunimit me Drejtorinë doganore
06.09.2024

 

Sot drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, z. Dejan Stankov, në hapësirat e ESHS-së ka zhvilluar takim me drejtorin e Drejtorisë doganore, z. Boban Nikolovski, në të cilën u bisedua për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe intensifikimin e aktiviteteve të shkëmbimit elektronik të të dhënave.

Qëllimi primar i Entit Shtetëror të Statistikave është dixhitalizimi i proceseve dhe rritja e përdorimit të burimeve administrative në prodhimin e të dhënave zyrtare statistikore. Në drejtim të harmonizimit, modernizimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të sistemeve, të dyja palët u angazhuan për ndryshimin e mënyrës së shkarkimit të të dhënave nga Sistemi i përpunimit të deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës dhe futjes së shkëmbimit elektronik të të dhënave, që është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit dhe publikimit të të dhënave statistikore cilësore, relevante dhe në kohë, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, z. Stankov dhe drejtori i Drejtorisë doganore z. Nikollovski u pajtuan që në periudhën e ardhshme të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

   




© Enti shtetëror për statistikë