Organi Koordinues Kombëtar për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti një takim me drejtorin e Entit shtetëror të statistikës Apostoll Simovski, me përfaqësues nga Zyra e avokatit të Popullit dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile me lloje të ndryshme të njerëzve me aftësi të kufizuara.
Në takimin, e udhëhequr nga këshilltari i Kryeministrit të Qeverisë për pyetjet lidhur me personat me aftësi të kufizuara dhe Koordinatori i Organit Koordinues Kombëtar Spase Dodevski, i shqyrtoi sugjerimet dhe vërejtjet e organizatave të personave me aftësi të kufizuara mbi konceptimin e pyetësorit dhe përfshirjen e procesit të regjistrimit u shpreh vullnet i fortë për të intensifikuar komunikimin e mëtejshëm midis organizatave të personave me aftësi të kufizuara, Entit shtetëror të statistikës dhe institucioneve të tjera përkatëse.
Këshilltari shtetëror për monitorimin e zbatimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Zyrën e avokatit të Popullit Vesna Kostiç Ivanoviç theksoi se pas analizës së pyetjeve të regjistrimit, sugjerimet i janë dërguar Entit shtetëror të statistikës në mënyrë që të përmirësohet procesi i grumbullimit të të dhënave të personave me aftësi të kufizuara në vend.
Drejtori i Entit shtetëror të statistikës, Apostoll Simovski, vuri në dukje se regjistrimi i popullsisë si një operacion gjithëpërfshirës statistikor mund të japë një bazë statistikore për personat me aftësi të kufizuara që do do të inicojë kërkime të mëtejshme të synuara.
Ai nënvizoi se grupi i pyetjeve merr parasysh sugjerimet e "Grupit të Uashingtonit". Drejtori i ESHS gjithashtu theksoi se në procesin e regjistrimit, do të sigurohen përkthyes shenjash për komunikim me personat e shurdhër, dhe ekziston një mundësi për të kontrolluar besueshmërinë e përgjigjeve të dhëna nga personat e verbër, nga personi i tyre i besuar.
Koordinatori i Organit Koordinues Kombëtar Spase Dodevski theksoi se ky organ është i hapur për të dëgjuar të gjitha sugjerimet nga personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe se të dhënat e regjistrimit pritet të shërbejnë si bazë për operacionet dhe hulumtimet e mëtejshme statistikore që i referohen popullatës dhe krijimit të politikave të përshtatshme shtetërore.
Në takim u shpreh vullneti i fortë nga të gjithë të pranishmit për veprim dhe bashkëpunim të mëtejshëm të përbashkët dhe u arrit në përfundimin se ekziston nevoja për edukim dhe sensibilizim të të gjitha institucioneve përfshirë dhe ESHS si dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara të tilla si pjesë e ekipeve kërkimore në hulumtime të mëtejshme që do ta përfshijnë këtë popullatë.