Enti shtetëror i statistikës (ESHS), së bashku me kontraktorin Comtrade System Integration, me 15 nëntor 2019 shënuan mbarimin e projektit 22 mujor të titulluar “Zhvillimi i soufterit specifik dhe baza e të dhënave për statistika ekonomike”, e financuar nga Unioni Evropian.
Në praninë e një numri të madh musafirësh nga institucionet-bartëse të sistemit statistikor, përfaqësues të delegacionit të UE, ekspert nga statistika, si dhe të punësuar nga Enti shtetëror i statistikës, evenimentin e hapi drejtori i ESHS-së, Apostol Simovski, i cili theksoi se llogaritë kombëtare janë elementi më i rëndësishëm i statistikës makroekonomike. Statistika makroekonomike është rezultat i procesit të integrimit të të dhënave nga burime të shumta, të jashtëm dhe të brendshëm, dhe jep një pasqyrë të plotë për aktivitetet ekonomike në vend dhe jep një bazë të fortë për sjelljen e vendimeve dhe zbatimin me vende tjera.
“Problemet kryesore që ESHS donte t’i tejkalonte me përdorimin e magazinës së të dhënave ishin mangësitë në sistemin aktual për përpunimin e të dhënave dhe përllogaritjen e variablave nga ESS 2010. Ky projekt ka përforcuar procesin e përpilimit e llogarive kombëtare në ESHS, në përputhje me sistemin e ri evropian të llogarive (ESS 2010), rregulla të detyrueshme metodologjike për të siguruar krahasimin e agregatëve të llogarive kombëtare dhe programit të detyrueshëm për transferimin e të dhënave (SDMX), tha Apostol Simovski.
Udhëheqësi i sektorit për çështje evropiane, ndërtim të institucioneve dhe bashkëpunimit kufitar në delegacionin e Unionit Evropian, Frejk Janmat, në prezantimin e tij përmendi se UE-ja me vite të tëra është duke i ndihmuar reformat në fushën e statistikave dhe theksoi rëndësinë e Regjistrimit të ardhshëm.
Nikola Radojkoviq, ekspert për biznis analitik nga Comtrade System Integration, kishte prezantim inspirues për sfidat, qëllimet dhe njohuritë e reja gjatë dizajnit dhe zbatimin e sistemit për menaxhim me informacione për llogari kombëtare. Ai theksoi se krahas përshtypjes fillestare se projekti do jetë një detyrë e lehtë, ai u tregua si një proces shumë i rëndë që merr më shumë kohë.
Në fund, Enti shtetëror i statistikës si shfrytëzues i Projektit e përmbylli këtë ngjarje me prezantimin për pritshmëritë, planifikimin, realizimin dhe përdorimin e magazinës së zhvilluar të të dhënave. Koordinatori për llogari kombëtare, z. Snezhana Gjeorgjievska, foli për përfitimet e Projektit për sistemin e përgjithshëm të llogarive kombëtare, në veçanti për qasjen më të shpejt deri të të dhënat e përpunuara, kursimi në kohë për përpunimin shtesë të të dhënave, ikja nga kopjimi i përllogaritjeve të caktuara me përdorimin e variablave hyrëse të ngjajshme ose të njejta, etj.
Të gjithë përfaqësuesit shprehen kënaqësin nga projekti dhe rezultatet, me shpresë se do të ketë edhe mundësi tjera për projekte të ngjajshme edhe në të ardhmën.
