Rreth Entit shtetëror për statistikë
Informacionet statistikore në ditë të sotit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e vendimmarrjes në një shoqëri.
Enti shtetëror për statistikë është një organizatë profesionale dhe e pavarur, e cila vepron në kuadër të administratës shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Funksionet themelore të institucionit janë: mbledhja, përpunimi dhe disiminimi i të dhënave statistikore për dukuritë demografike, sociale dhe ekonomike në shoqërinë tonë.
Përveç kësaj, Enti shtetëror për statistikë është bartësi dhe koordinatori kryesor i sistemit statistikor në vend. Gjithashtu, ai është institucion përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtarë në fushën e statistikës, si dhe për definimin e metodologjive dhe standardeve statistikore dhe për të siguruar mbrojtjen e të dhënave individuale që grumbullohen nga individët dhe subjekte juridike.
Enti shtetëror për statistikë, veprimtarinë e saj e realizon në përputhje me Ligjin për statistikë shtetërore (1997, 2007, 2011, 2013, 2014, 2015, 2016, 2018) së bashku me pjesmarrësit tjerë në sistemin statistikor të shtetit, të definuar me Programin për hulumtime statistikore, 2018-2022.
Statistikat zyrtare prodhohen në përputhje me parimet e neutralitetit, pavarësisë profesionale, objektivitetit, racionalitetit dhe mbrojtjes së të dhënave individuale.
Qëllimet strategjike dhe vlerat bazë janë përcaktuar në Planin strategjiik, 2018-2020 dhe sipas këtij dokumenti, vizioni i Entit shtetëror për statistikë është që të njihet si një institucion që ofron të dhëna cilësore, në kohë si dhe të dhëna statistikore të krahasueshme ndërkombëtarisht.
Zyrat e Entit shtetërorë për statistikë janë të vendosura në Shkup, ku gjithsej punojnë 288 persona (195 në zyrat qendrore si dhe 93 në njësi rajonale).
Që nga korriku i vitit 2017, me Entin shtetëror për statistikë udhëheq, Apostol Simovski, i cili për punën e tij jep përgjegjësi para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në pajtim me ligjin për administratë publike dhe ligjin për nëpunësit e sektorit publik, në dhjetor të vitit 2015 është sjellur skema e re organizative e institucionit.
Trupi ekspert dhe këshillues i statistikave shtetërore është Këshilli për statistikë.
Anëtarët e Këshillit janë të emëruar nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë.
Enti shtetëror i statistikave, do t'i pranojë të gjitha mendimet dhe sugjerimet (e-posta: info@stat.gov.mk) e miqve tanë, me qëllim të sigurohet qasje sa më e lehtë në të dhënat statistikore.
|