Skip Navigation Links

Sistemi për grumbullimin eletronik të të dhënave (eStat) Proekt i financuar nga BE  



Në drejtim të modernizimit dhe thjeshtimit të procesit për grumbullimin e të dhënave, Entit shtetëror për statistikë filloi me grumbullimin elektronik të të dhënave me futjen graduale të e-formularve për anketat statistikore. e-Stat ka për qëllim që nëpërmjet e-formularve të bëj grumbullimin e të dhënave nga subjektet afariste.

Në aplikacion futja bëhet me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim, të cilat u dërgohen personave përgjegjës të subjekteve afariste - ofruesve të të dhënave për anketat individuale të kryera nga Enti shtetëror për statistikë. Duke zgjeruar listën e anketave për të cilat ofrohen formularë elektronikë, gjithashtu do të rritet edhe numri i subjekteve afariste që do të marrin një emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Duke pasur parasysh se disa subjekte afariste kanë detyrimin të dorëzojnë të dhëna për më shumë anketa statistikore, vëmë re se i njëjti emër përdoruesi dhe fjalëkalimi do të përdoren për të gjitha formatet elektronike. Për këtë arsye, të njejtat duhet të ndahen me të gjithë personat që janë përgjegjës për dorëzimin e të dhënave tek ESHS.

Puna me e-Stat është e thjeshtë sepse sistemi është intuitiv dhe ju orienton në hapat e ardhshëm, megjithatë, ju rekomandojmë që para fillimit me punë ta lexoni udhëzuesin e përdorimit për punë me e-Stat ku do të keni qasje pas kyçjes në sistem.

Ekipi i eStat-it – Enti shtetëror për statistikë


 




© Enti shtetëror për statistikë