Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


 

Strategjia 2023-2025

 

Dokumenti kryesor me anë të cilit rregullohen prioritetet strategjike të Entit Shtetëror të Statistikës në periudhën 2023-2025 është Plani strategjik i Entit Shtetëror të Statistikës, 2023-2025. Realizimi i përkufizimeve dhe nënprogrameve të përcaktuara duhet të sigurojë:

* Kryerja e detyrimeve të Entit Shtetëror të Statistikave, të përcaktuara në Programin e hulumtimeve Statistikore për periudhën 2023-2027 dhe

* Realizimi i prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, përkatësisht realizimin e obligimeve nga Programi nacional për miratimin e Legjislacionit Evropian (NPAA) .

Gjatë përgatitjes së Planit strategjik plotësisht janë respektuar: Ligji për statistikat shtetërore dhe Programi pesëvjeçar për hulumtime statistikore, 2023 - 2027. Gjithashtu, janë marrë parasysh dokumentet përkatëse nga Komisioni Evropian, të cilat përcaktojnë prioritetet strategjike të Sistemit Statistikor Evropian dhe sipas të cilave vijon progresi i Entit Shtetëror të Statistikës. Janë marr parasysh rekomandimet vlerësimi I partneritetit (Perr Review) të Komisionit Evropian për progresin në implementimin e Kodit të punës për statistikat evropiane, si dhe rekomandimet nga misionet e rregullta vjetore të Eurostatit (Shërbimi statistikor i Komisionit Evropian), rekomandimet nga raporti vjetor i Komisionit Evropian për vlerësimin e progresit të Kapitullit 18 - Statistika në raport me harmonizimin e standardeve të BE-së.

 

   Dokumentin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: Plani Strategjik 2023-2025


     

© Enti shtetëror për statistikë