Raporti Vjetor
Në përputhje me nenin 21 paragrafi 1 nga Ligji për statistikë shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 54/97, 21/07, 51/11, 104/13, 42/14, 192/15, 27/16, 83/18, 220/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/20), Enti Shtetëror i Statistikës, (në tekstin e mëtejmë: ESHS) në vitin 2023 ka përgatitur Raportin Vjetor për punën dhe realizimin e Programit për hulumtime statistikore për periudhën 2023 – 2027, nga aspekti i realizimit të hulumtimeve statistikore nga ana e ESHS-së, por edhe nga bartësit e autorizuar të cilët, sipas Programit, zbatojnë hulumtime statistikore.
Raporti përbëhet prej pesë pjesëve, katër prej të cilave i referohen aktiviteteve të ESHS-së, dhe një pjesë përfshinë aktivitetet e bartësve të autorizuar, nga aspekti i realizimit të hulumtimeve statistikore nga Programi për të cilin janë përgjegjës.
Në pjesën e parë të Raportit është e përfshirë mjedisi institucional i ESHS-së dhe përmban të dhëna për kapacitetet administrative (burimet njerëzore dhe financiare, zhvillimin profesional të punonjësve, auditimin e brendshëm, Këshillin për statistikë dhe Komitetin koordinues), infrastrukturën statistikore, infrastrukturën informatike dhe aktivitetet e ndërlidhura me desiminimin e të dhënave të ESHS-së në vitin 2023.
Në pjesën e dytë të Raportit janë paraqitur të dhënat për aktivitetet e realizuara të ESHS-së nga aspekti i statistikave sipas sektorëve, respektivisht nga Sektori për statistikat afariste, Sektori për statistikat bujqësore dhe statistikat e mjedisit jetësor, Sektori për statistikat sociale, Sektori i tregut të punës dhe Sektori i llogarive kombëtare.
Në pjesën e tretë të Raportit janë dhënë informacione mbi integrimin evropian dhe aktivitetet ndërkombëtare. Ai përmban aktivitetet të realizuara në vitin 2023 në drejtim të monitorimit të standardeve evropiane dhe aktivitetit ndërkombëtar. Enti Shtetëror i Statistikës aktivitetin e tij ndërkombëtar e realizon me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit evropian të vendit, si dhe duke marrë pjesë në disa projekte ndërkombëtare që janë realizuar në kuadër të ndihmës së vendeve të huaja që ju sigurua ESHS-së.
Pjesa e katërt e Raportit përmban informacione dhe të dhëna për sfidat me të cilat përballet ESHS në vitin 2023.
Pjesa e pestë e Raportit përmban një rishikim të shkurtër të koordinimit të sistemit statistikor të vendit dhe realizimit të Programit për hulumtime statistikore nga bartësit e autorizuar të sistemit statistikor: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Agjencia për Punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave - Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike dhe Instituti i Shëndeti Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkarkone Planin Vjetor : Raporti Vjetor 2023
Shkarkone Planin Vjetor : Raporti Vjetor 2022