PROGRAMI PËR HULUMTIME STATISTIKORE, 2023-2027
Programi për hulumtime statistikore 2023-2027 është programi i gjashtë pesëvjeçar i miratuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas miratimit të Ligjit për statistikë shtetërore. Qëllimi i miratimit të Programit është sigurimi i një sistemi konsistent të të dhënave të statistikave shtetërore, bazuar në standardet e përcaktuara fort, kombëtare dhe ndërkombëtare, i cili do të jetë i përputhshëm dhe i krahasueshëm me sistemet statistikore ndërkombëtare. Programi është integrues për të gjithë pjesëmarrësit e autorizuar, për të parandaluar prodhimin e të dhënave zyrtare statistikore jashtë sistemit të statistikave shtetërore. Programi është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 29/23.
Qëllimi i Programit është të prodhojë një sistem informacioni cilësor statistikor që do të mbështesë zhvillimin e ekonomisë së tregut në vend si bazë për:
- vendimmarrje cilësore në të gjitha sferat e veprimtarive ekonomike, sociale dhe veprimtarive të tjera nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministritë kompetente dhe organet tjera shtetërore;
- vendimmarrje cilësore nga menaxherët në sektorin privat në analizën dhe planifikimin e zhvillimit afarist;
- vendimmarrje cilësore nga menaxherët në sektorin publik;
- mbështetje të hulumtimit shkencor si segment lidhës të zhvillimit;
- vazhdimësi të serive kohore.
Së bashku me Programin do të sigurohen edhe të dhëna të krahasueshme për:
- zhvillimin e vendit, dhe për shkak të nevojës për krahasimin e vendit me vendet e tjera të rajonit, kandidatët për anëtarësim dhe anëtarët e Bashkimit Evropian si bazë për afrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian;
- vlerësimin e investitorëve të huaj për mundësitë dhe rentabilitetin e investimeve në sferat e interesit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
- përafrimin e sistemit statistikor të Republikës së Maqedonisë me sistemin statistikor të Bashkimit Evropian.
Programi do të sigurojë të dhëna edhe me rëndësi rajonale të:
-planifikimit zhvillimor rajonal të vendit;
- të dhëna për të kuptuar mundësitë e përdorimit të mjeteve nga fondet strukturore të Bashkimit Evropian edhe se kur do të plotësohen kushtet e tjera në vend.
Programi do të ofrojë të dhëna statistikore cilësore për publikun e gjerë për të përmbushur kërkesat e tyre (media, studentë, nxënës dhe të tjerë).
Dokumentin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: Programi për hulumtime Statistikore 2023 - 2027