Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


 

Rreth Entit shtetëror për statistikë

Informacionet statistikore në ditë të sotit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e vendimmarrjes në një shoqëri.


Enti shtetëror për statistikë është një organizatë profesionale dhe e pavarur, e cila vepron në kuadër të administratës shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Funksionet themelore të institucionit janë: mbledhja, përpunimi dhe disiminimi i të dhënave statistikore për dukuritë demografike, sociale dhe ekonomike në shoqërinë tonë.


Përveç kësaj, Enti shtetëror për statistikë është bartësi dhe koordinatori kryesor i sistemit statistikor në vend. Gjithashtu, ai është institucion përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtarë në fushën e statistikës, si dhe për definimin e metodologjive dhe standardeve statistikore dhe për të siguruar mbrojtjen e të dhënave individuale që grumbullohen nga individët dhe subjekte juridike.


Enti shtetëror për statistikë, veprimtarinë e saj e realizon në përputhje me Ligjin për statistikë shtetërore (1997, 2007, 2011, 2013, 2014, 2015, 2016, 2018) së bashku me pjesmarrësit tjerë në sistemin statistikor të shtetit, të definuar me Programin për hulumtime statistikore.


Statistikat zyrtare prodhohen në përputhje me parimet e neutralitetit, pavarësisë profesionale, objektivitetit, racionalitetit dhe mbrojtjes së të dhënave individuale.


Qëllimet strategjike dhe vlerat bazë janë përcaktuar në Planin strategjiik, 2018-2020 dhe sipas këtij dokumenti, vizioni i Entit shtetëror për statistikë është që të njihet si një institucion që ofron të dhëna cilësore, në kohë si dhe të dhëna statistikore të krahasueshme ndërkombëtarisht.


Zyrat e Entit shtetërorë për statistikë janë të vendosura në Shkup, ku gjithsej punojnë 288 persona (195 në zyrat qendrore si dhe 93 në njësi rajonale).


Që nga korriku i vitit 2017, me Entin shtetëror për statistikë udhëheq, Apostol Simovski, i cili për punën e tij jep përgjegjësi para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në pajtim me ligjin për administratë publike dhe ligjin për nëpunësit e sektorit publik, në dhjetor të vitit 2015 është sjellur skema e re organizative e institucionit.

Trupi ekspert dhe këshillues i statistikave shtetërore është Këshilli për statistikë.
Anëtarët e Këshillit janë të emëruar nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë.

Enti shtetëror i statistikave, do t'i pranojë të gjitha mendimet dhe sugjerimet (e-posta: info@stat.gov.mk) e miqve tanë, me qëllim të sigurohet qasje sa më e lehtë në të dhënat statistikore.

 

Kontakte

Enti shtetëror për statistikë
rr. „Dame Gruev“ nr.4
tel: 02 3295 600
faks: 02 3111 336; 
 
Drejtor
Apostol Simovski
 
Zëvendës drejtor
Ilmi Selami 
 
Kabineti i drejtorit
Tel/faks: 02 3295 666
faks: 023136-197


 
 
 
Porosi dhe parapagim i publikimeve:
tel: 02 3295 850
faks: ++389 2 3111 336;
e-posta: info@stat.gov.mk
 
 
Kërkesa për të dhëna:
tel: 02 3295 641
; 02 3295 738;  02 3295 741
faks: 02 3111 336
 
 
 
Biblioteka:
тел: 02 3295 838;  
tel:02 3295 638
e-posta:biblioteka@stat.gov.mk
 
Marrëdhënie me publikun:
Jasmina Gjorgjieva
 
mob:075/402 335;
e-posta: press@stat.gov.mk 
 

 

Kontakt me Njësitë Rajonale

 
Shkup
Parku i qytetit, baraka nr..8
(kuvendi i qytetit)
tel: 02 3130-810
personi për kontakt: Vladimir Kalevski
e-posta:vladimir.kalevski@stat.gov.mk
 
Ohër
„Dimitar Vllahov" pn (komuna e Ohrit)
tel:046-231-282
faks: 046 231 242
personi për kontakt: Stanko Stojanovski
e-posta: stankos@stat.gov.mk
 
Veles
„JNA" nr.1 (komuna e Velesit)
tel.043-212-041
faks: 043 212 051
personi për kontakt: Dragan Stojanovski
e-posta: dragan.stojanoski@stat.gov.mk
 
Shtip
„Vasil Gllavinov" pn (komuna e Shtipit)
tel.032-387-767
faks 032 389 767
personi për kontakt: Dimitar Runxhev
e-posta: dimitarr@stat.gov.mk
 
Manastir
„29 Nëntori" nr.12
tel.047-202-845
faks 047 202 846
personi për kontakt: Lupço Lakovski
e-posta: ljupcol@stat.gov.mk
 
Kumanovë
„11 Tetori" nr.11 (komuna e Kumanovës)
tel:031 438 102
faks: 031 438 105
personi për kontakt: Daniela Petrovska
e-posta: daniela.petrovska@stat.gov.mk
 
Strumicë
„Leninova" 23
tel:034 349 641
faks: 034-349-646
personi për kontakt: Biljana Miteva
 
Tetovë
„JNA" nr.56 (komuna e Tetovës)
tel:044 352 210
faks: 044 352 052
personi për kontakt: Toni Zdravkovski
e-posta: toniz@stat.gov.mk
 

 


     

© Enti shtetëror për statistikë