Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Përfaqësues të Eurostat-it vizitojnë Entin Shtetëror të Statistikave
03.10.2024

 

Përfaqësuesit e Entit Statistikor të Bashkimit Evropian – Eurostat, z. Zhan-Pjer Ponselet, drejtor i drejtorisë B. Standarde, desiminimi dhe bashkëpunimi në Sistemin Statistikor Evropian dhe znj. Klaudia Junker, udhëheqëse e Departamentit B3. Zgjerim, fqinjësi dhe bashkëpunim zhvillimor, janë në një vizitë pune në Entin Shtetëror të Statistikave.

Së bashku me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave, z. Dejan Stankov, si dhe me përfaqësuesin e Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Oleg Hirbu, përfaqësues të Eurostat-it realizuan takime me ministren e financave, znj. Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe me ministrin e Çështjeve Evropiane, z. Orhan Murtezani, si dhe me zëvendësministrin e Administratës Publike z. Laze Jakimovski.

Në takime të veçanta u diskutua statusi i Entit Shtetëror të Statistikave në kuadër të administratës publike në vend dhe specifika e tij që e veçon atë nga organet e tjera në vend, sfidat me të cilat përballet ky institucion në aspektin buxhetor, mungesën e kuadrit dhe pamundësinë për të siguruar dhe mbajtur kuadrin e kualifikuar për qëllime statistikore, si dhe rëndësinë e përdorimit të të dhënave zyrtare statistikore në krijimin e politikave dhe strategjive, si dhe rolin e statistikave zyrtare në procesin e aderimit në BE.

Përfaqësuesit e Eurostat-it në takimet me ministrat dhe zëvendësministrin veçanërisht pasqyruan vlerësimet pozitive që statistikat zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut marrin në disa raporte të fundit të Komisionit Evropian për progresin e shtetit, por edhe për rekomandimet për Entin Shtetëror të Statistikave të cilat i referohen rritjes të kapaciteteve të personelit të institucionit, buxhetimit dhe forcimit të infrastrukturës së institucionit.

Përfaqësuesit e Eurostat, z. Zhan-Pjer Ponselet dhe znj. Klaudia Junker  vizitën e tyre e vazhduan në Strugë, ku sot fillon takimi i Grupit të politikave për bashkëpunim statistikor, i organizuar nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve statistikore të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia, Turqia, Moldavia dhe Ukraina).

  




© Enti shtetëror për statistikë