Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Indeksi i ri i promovuar i barazisë gjinore në Maqedoninë e Veriut
30.06.2023

 

Dje në Shkup është promovuar Indeksi i dytë radhazi kombëtar i barazisë gjinore në Maqedoninë e Veriut, i cili është zhvilluar nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Enti Shtetëror i Statistikës në bashkëpunim me Institutin Evropian për Barazi Gjinore (IEBGJ).

Në prani të numrit të madh të ftuarish, të pranishmëve iu drejtua Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, znj. Jovanka Trençevska, Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Apostoll Simovski, Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, H.E. Znj. Larson Jain, si dhe përfaqësues të Institutit Evropian për Barazi Gjinore dhe Zyrës së UN Women në Shkup.

Indeksi i barazisë gjinore është mjet për matjen e progresit të barazisë gjinore në vendet e BE-së dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe mundëson përcaktimin e fushave ku përmirësimi është i nevojshëm për të krijuar masa më të mira dhe më efektive për promovimin e barazisë gjinore.

Indeksi i barazisë gjinore në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 është 64.5 nga maksimumi 100 dhe ka shënuar një përmirësim prej 2.5 pikësh krahasuar me matjen e fundit në vitin 2019.

 

 




© Enti shtetëror për statistikë