Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Misioni i vlerësimit vjetor të Eurostatit
18.10.2024

 

Nga data 16 deri më 18 tetor 2024 u mbajt misioni i rregullt vjetor për vlerësimin e punës së Sistemit Kombëtar të Statistikave, i realizuar nga Enti Statistikor i Bashkimit Evropian – Eurostat. Në misionin, me Eurostatin, fizikisht ishte i pranishëm z. Torbiojrn Karlkvist, udhëheqës i ekipit për seksionin e zgjerimit, dhe në mënyrë virtuele përfshirjen e ekspertëve nga fushat përkatëse, për statistikat makroekonomike, bujqësore dhe statistikat afariste. Në mision morën pjesë edhe z. Oleg Hirbu, përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, i ngarkuar për monitorimin e harmonizimit të statistikave, ndërsa në një pjesë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Drejtorisë për zgjerim dhe EKFIN.

Përfaqësuesi i Eurostat-it fillimisht pati një takim dhe bisedë me drejtorin e ESHS-së. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi u njoh me aktivitetet e Entit në periudhën e kaluar, si dhe për prioritetet e ardhshme në drejtim të përmirësimit të punës, përmirësimit të cilësisë dhe modernizimit të procedurave për grumbullimin dhe qasjen në të dhënat e Entit.

U realizuan takime pune me punonjës nga të gjitha sektorët e Entit dhe përfaqësues nga Banka Popullore të cilët në mënyrë më të detajuar prezantuan punën dhe arritjet e tyre në drejtim të harmonizimit të legjislacionit kombëtar në fushën e statistikave me atë evropian.

Konkluzionet nga misioni i rregullt vjetor të Eurostat paraqesin një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e Raportit vjetor të Komisionit Evropian për progresin e shtetit në fushën e Kapitullit 18 të Statistikave.

 

     




© Enti shtetëror për statistikë