Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Pjesëmarrja e delegacionit të Maqedonisë në Grupin e Ekspertëve për Regjistrimet e popullsisë dhe ekonomive familjare, 21-23.09.2022, Zhenevë
22.09.2022

 

Në periudhën prej 21 deri më 23 shtator, në selinë e Komisionit Ekonomik për Evropë i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, mbahet takimi vjetor i Grupit të Ekspertëve për Regjistrimet e popullsisë dhe ekonomive familjare. Enti Shtetëror i Statistikës në këtë takim ka delegacionin e vet të udhëhequr nga drejtori, Apostoll Simovski. Në kuadër të sesionit “Mësimet e nxjerra nga regjistrimet e popullsisë rreth vitit 2020”, dhe me ftesë të organizatorit, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave pati një prezantim rreth përvojës me aplikimin e metodës së kombinuar të zbatimit të Regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrja në takimet e këtij grupi ekspertësh u mundëson pjesëmarrësve të shkëmbejnë përvoja, të rrisin njohuritë e tyre për planifikimin dhe zbatimin e regjistrimeve të popullsisë, si dhe të avancojnë zhvillimin e zbatimit të Rekomandimeve për Regjistrimet e popullsisë dhe ekonomive familjare të Konferencës së statisticienëve evropianë. Kjo rezulton në rritjen e kapacitetit të vendeve me qëllim planifikimit sa më të mirë dhe zbatimin e regjistrimeve të tyre kombëtare të popullsisë dhe ekonomive familjare, dhe për të prodhuar të dhëna të krahasueshme ndërkombëtarisht.

 




© Enti shtetëror për statistikë