Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takimi i punës me drejtoreshën e DHP
01.11.2024

 

Me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe vëllimit të shkëmbimit të të dhënave, dje u mbajt takim pune ndërmjet drejtorëve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, mr.Elena Petrova dhe Entit Shtetëror të Statistikave, dr. Dejan Stankov.

Në takim u diskutua për llojin dhe formën e të dhënave që shkëmbehen, afatet, qëllimet për të cilat mund të përdoren të dhënat, me theks të veçantë në mbrojtjen e të dhënave.

U konstatua se bashkëpunimi mes dy institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht pasi të dyja institucionet, në kuadër të mandateve të tyre, duhet të përdorin të dhënat e DHP-së dhe ESHS-së.

Në periudhën e ardhshme pritet definim i saktë i të gjitha aspekteve të shkëmbimit të ndërsjellë të të dhënave dhe intensifikimi i bashkëpunimit.

 

     




© Enti shtetëror për statistikë