Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore, në seancën e sotme të 137-të, ka përcaktuar propozim tekstin e ligjit për Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave të vitit 2020.
Propozim teksti i ligjit janë përcaktuar bazat metodologjike për Regjistrimin e ardhshëm, si dhe specifikat organizativo-teknike të këtij operacioni më të madh statistikor.
Përkatësisht, ky regjistrim do të zbatohet duke aplikuar të ashtuquajturën qasje e kombinuar metodologjike, e cila bazohet në të dhënat nga burimet administrative në dispozicion dhe grumbullimi i të dhënave nga terreni.
Risi tjetër i këtij Regjistrim është përdorimi i laptopëve në vend të formulareve, që në masë të madhe e përshpejtojnë procesin e përpunimit dhe publikimit të të dhënave të grumbulluara.
Qeveria i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore të miratojë propozim-ligjin për Regjistrimin e vitit 2020, me çka do të krijohen kushtet për përgatitjen e përshpejtuar të këtij Regjistrimi të shumëpritur të popullsisë, amvisërive dhe banesave, që sipas planit të veprimit duhet të zbatohen në periudhën nga 1 deri më 21 prill të vitit 2020.