Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Nxënësit e shkollave të mesme nga Gjevgjelia në vizitë në Entin Shtetëror të Statistikës
15.11.2024

 

Në kuadër të përpjekjeve për ngritjen e nivelit të arsimimit statistikor tek të rinjtë, Enti Shtetëror i Statistikës ka pritur sot një grup nxënësish të shkollës së mesme komunale “Josif Josifovski” nga Gjevgjelia.

Nxënësit, së bashku me profesorët e tyre, patën mundësinë të njihen me funksionet bazë të Entit, rolin e tij koordinues në Sistemin kombëtar të statistikave dhe natyrisht me prodhimin dhe shpërndarjen e të dhënave zyrtare statistikore.

Veçanërisht interesante për nxënësit ishte webfaqja e Entit dhe Makstat baza e të dhënave me të gjitha mundësitë që ofron për përdoruesit.

Enti Shtetëror i Statistikës23e do të vazhdojë traditën e takimeve dhe prezantimeve të punës së tij me nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë vendi, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe vlerën e dobishme të të dhënave zyrtare statistikore.

    

 

 




© Enti shtetëror për statistikë