Këto ditë Komisioni Evropian publikoi draftin e Raportit nga procesi i shqyrtimit të klasës 1 – Vlerat themelore, i cili përfshin kapitujt e mëposhtëm:
Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria
Kapitulli 5 – Prokurimi Publik
Kapitulli 18 – Statistika
Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
nëse janë zbatuar në periudhën nga shtatori deri në dhjetor 2022.
Kapitulli 18 – Statistika – u diskutua në takimin shpjegues me përfaqësuesit e EK – Eurostat më 16 shtator 2022, pastaj nga takimi dypalësh me Eurostatin në Luksemburg në nëntor (14-15).
Vlerësimi i Komisionit Evropian është se statistikat zyrtare të Maqedonisë kanë arritur nivel të lartë të përputhshmërisë me legjislacionin evropian dhe standardet ndërkombëtare.
Ajo që vëren dhe rekomandon Komisioni Evropian është ndarja e burimeve adekuate për të arritur përputhjen e plotë me legjislacionin evropian.
Dhe në vlerësimet e fushave të veçanta të prodhimit statistikor, Komisioni Evropian thekson nivel të lartë përputhshmërie dhe rekomandon aktivitete të mëtejshme për arritjen e përputhshmërisë së plotë.
Ky është edhe një vërtetim, siç ka deklaruar Komisioni Evropian në 5 vitet e fundit në raportet vjetore për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se Enti Shtetëror i Statistikës, si bartës dhe koordinator kryesor i Sistemit Kombëtar Statistikor, është institucion shumë profesional në korrnizat e organeve të administratës shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili me të drejtë e meriton epitetin e anëtarit të barabartë të familjes statistikore evropiane, duke zbatuar parimet dhe standardet evropiane në punën e tij si të gjitha institucionet e tjera statistikore të vendeve anëtare të BE.
Të gjitha këto rezultate dhe arritje të larta janë rezultat i përkushtimit dhe angazhimit maksimal të të gjithë të punësuarëve të institucionit, të cilët vazhdimisht janë investuar plotësisht në arritjen e objektivave të vendosura pavarësisht nga të gjitha pengesat me të cilat përballet institucioni prej kohësh, të cilat mbi të gjitha , i referohen mungesës kronike të stafit profesional, burimeve të pamjaftueshme financiare për realizimin e kërkimeve statistikore dhe për futjen e të rejave.
Megjithatë, Ne jemi krenarë dhe të kënaqur me atë që është arritur dhe shpresojmë që në hapjen e Kapitullit 18 në procesin e negociatave me BE, të kemi arritur përputhjen objektive me legjislacionin evropian në fushën e statistikave.