Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takimi i drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës me Institutin për hulumtime ekonomike dhe politika Finance Think
24.02.2025

 

Më 24 shkurt 2025, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës zhvilloi një takim me përfaqësues të Institutit për hulumtime ekonomike dhe politika “Finance Think”. Qëllimi i takimit ishte përcaktimi i aktiviteteve që do të rrisin hapësirën e bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe sektorit civil, me theks të veçantë në komunitetin shkencor dhe hulumtues.

Enti Shtetëror i Statistikës dhe “Finance Think” nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në vitin 2017, i cili kishte në fokus forcimin e lidhjeve me përdoruesit e të dhënave statistikore në fushën e hulumtimeve shkencore dhe politikave.

Takimi synon zgjerimin e këtij partneriteti dhe përcaktimin e aktiviteteve dhe mundësive të reja për pjesëmarrje aktive të sektorit civil në shkëmbimin e të dhënave, hulumtimeve dhe burimeve, me qëllim avancimin e politikave publike dhe zhvillimin e strategjive ekonomike.

Takimi ishte produktiv dhe dha drejtime të reja për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus gjithëpërfshirjen dhe rolin aktiv të sektorit civil në përdorimin e të dhënave statistikore për hulumtime ekonomike dhe sociale.

 

 




© Enti shtetëror për statistikë