Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, po afrohet ka fundi. Kanë mbetur edhe 8 ditë dhe regjistruesit me intensitet maksimal i vizitojnë familjet në mënyrë që askush të mos lihet pa regjistruar.
Enti shtetëror i statistikës u bën apel qytetarëve për durim - regjistruesit janë në terren dhe do të vizitojnë çdo ekonomi familjare. Duam t’ju përkujtojmë qytetarët se duhet të kontrollojnë autorizimet e regjistruesve dhe të pranojnë vetëm ata që kanë autorizime nga Enti shtetëror i statistikës.
Ne gjithashtu duam t'ju përkujtojmë se të dhënat nga Regjistrimi janë vetëm për qëllime statistikore dhe do të publikohen vetëm të grumbulluara, dhe jo si të dhëna personale. Askush nuk ka qasje në të dhënat personale, dhe i gjithë procesi i përpunimit do të jetë i automatizuar dhe pa asnjë subjektivizëm.
Nga ana tjetër, Enti shtetëror i statistikës asnjëherë deri tash nuk ka dhënë dhe nuk do të lëshojë ndonjë certifikatë për të dhënat e siguruara në Regjistrim, ose në ndonjë hulumtim tjetër të kryer nga ESHS dhe që mbledhin të dhëna personale.
Përgjigjet për të ashtuquajturat pyetjet e ndjeshme - në lidhje me përkatësinë etnike, fenë dhe gjuhën amtare janë një ndjenjë personale e çdo qytetari dhe regjistruesit (ose kushdo tjetër) nuk duhet të sugjerojnë përgjigje. Regjistruesit kanë për detyrë të sigurojnë njohuri për të dhënat e futura, dhe çdo qytetar duhet të ndjekë procesin e regjistrimit dhe të shohë se çfarë regjistruesi regjistron në aplikim. Nëse dikush bën presion mbi çfarëdo baze, qytetari ka të drejtë të raportojë rastin.
Ne u bëjmë apel qytetarëve të mos i nënshtrohen provokimeve dhe presioneve dhe të japin të dhënat e kërkuara prej tyre në Regjistrim lirshëm, me besim dhe sipas ndjenjave të tyre.
Le ta përfundojmë këtë aktivitet që kemi pritur për të mirën e të gjithëve, sepse suksesi varet nga të gjithë ne!