Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Enti Shtetëror i Statistikave dhe Banka Popullore nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave
27.09.2024

 

Në drejtim të forcimit të rolit koordinues të ESHS-së në statistikat shtetërore, arritjes së cilësisë së lartë të të dhënave statistikore zyrtare, uljes së kostove të realizimit të hulumtimeve statistikore, si dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Statistikat Shtetërore, sot, në emër të institucioneve, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, dr. Dejan Stankov dhe guvernatorja e Bankës Popullore, dr. Anita Angelovska-Bezhoska, nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave dhe materialeve nga publikimet.

Me këtë Marrëveshje të saponënshkruar, zgjerohet përfshirja e të dhënave të cilat shkëmbehen, lehtësohet dhe modernizohet ky shkëmbim, dhe njëkohësisht shkurtohet afatet për dorëzimin e tyre.  E gjithë kjo është në drejtim të plotësimit të kërkesave statistikore të institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare dhe prodhimi i cilësisë, mirëbesimit dhe të dhënave statistikore në kohë.

Kjo Marrëveshje paraqet një hap përpara në forcimin e Sistemit Statistikor Kombëtar dhe prodhimin e të dhënave zyrtare statistikore, si dhe përmirësimin e cilësisë dhe konsistencës së statistikave makroekonomike me qëllim arritjen e standardeve të Sistemit Statistikor Evropian. Statistikat e cilësisë janë vendimtare për procesin e vendimarrjeve të arsyeshme dhe për zhvillimin e politikave të shëndosha ekonomike. Prandaj, ekzistenca e një sistemi funksional statistikor dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të atij sistemi është i një rëndësie thelbësore për formulimin e politikave publike, por edhe marrjen e vendimeve afariste nga sektori privat.

    




© Enti shtetëror për statistikë