Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Të dhënat e Regjistrimit 2021 në një vend
20.10.2022

 

Të dhënat kyçe për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat nga Regjistrimi 2021, nga tash janë të disponueshme në publikimin e parë me titull: „Popullsia e përgjithshme rezidente, ekonomitë familjare dhe banesat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Regjistrimi 2021“.

Pas përpunimit të të dhënave dhe publikimi në grupe, Enti Shtetëror i Statistikës përgatiti edhe publikimin e parë nga Regjistrimi 2021, në të cilën gjenden treguesit kryesor për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat në Maqedoninë e Veriut. Rreth 22 tabela, grafikone dhe të tjera vizuelizime, në një vend mund të gjenden të dhëna socio-ekonomike për njësitë kryesore të Regjistrimit – personat, ekonomitë familjare dhe banesat - në nivel të shtetit, por dhe sipas komunave.

Publikimi është përgatitur me mbështetje nga Fondi i popullsisë së Kombeve të Bashkuara – UNFPA.

Me daljen në dritë të publikimit, Enti Shtetëror i Statistikës bashkangjitet në kremtimin e 20 tetorit – Ditës evropiane të statistikës e cila këtë vit shënohet nën moton: „Statistika – mjet për të kuptuar dhe konektuar shoqërinë në kërkim të së vërtetës”.




© Enti shtetëror për statistikë