Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Përmbajtja e propozimit të Publikimit për grupin e tretë të të dhënave nga Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, 2021
01.06.2022

 

Enti shtetëror i statistikës, në përputhje me Programin për publikimin dhe shpërndarjen e të dhënave nga Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, në grupin e tretë të të dhënave të regjistrimit publikoi të dhënat që kanë të bëjnë me: karakteristikat arsimore dhe ekonomike të personave, të dhëna për persona me aftësi të kufizuara dhe disa nga karakteristikat e vendqëndrimeve dhe banesave. Të dhënat do të publikohen në bazën e të dhënave MakStat, në rubrikën e Regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, në linkun e mëposhtëm:


https://makstat.stat.gov.mk/PXWeb/pxweb/mk/MakStat/?rxid=46ee0f64-2992-4b45-a2d9-cb4e5f7ec5ef

Ç’farë na tregojnë të dhënat:

  • Në popullsinë e përgjithshme rezidente të moshës 15 vjeç e më lartë sipas asaj që sa persona dinë shkrim-lexim, janë të regjistruar: 18 897 persona ose 1,2% analfabetë, prej cilëve 5 517 janë meshkuj dhe 13 380 femra.
  • Sipas nivelit më të lartë të përgatitjes shkollore, në popullsinë e përgjithshme rezidente të moshës 15 vjeç e më lartë janë regjistruar: 23.192 persona ose 1.5% pa arsim të kryer, 62.129 persona ose 4.1% me arsim fillor të pambaruar, 423.456 persona ose 27.8% janë me arsim fillor, 672 375 persona ose 44,1% janë me arsim të mesëm, 263 349 persona ose 17,3% me arsim të lartë, 29 654 persona ose 1,9% me magjistraturë, 6 037 persona ose 0,4% me doktoraturë dhe 45 170 persona apo 3.0% kanë përgatitje shkollore të panjohur.
  • Sipas fushës (llojit) të nivelit më të lartë të përgatitjes shkollore, 189 736 persona ose 18,7% janë në Inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari dhe vetëm 19 044 persona apo 1,9% janë në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit.
  • Në popullsinë e përgjithshme rezidente të moshës 5 vjeç e më lartë, të cilët janë në proces të arsimit formal (të rregullt): arsimin fillor ndjekin 186.570 persona apo 10.7%, arsimin e mesëm 80.378 persona apo 4.6%, ndërsa arsimin e lartë, magjistraturën dhe doktoraturën e ndjekin 93.804 persona apo 5.4%.
  • Popullsia e përgjithshme e aftë për punë të moshës 15 vjeç e më lartë numëron 1 525 366 persona, prej cilëve 717 769 persona janë pjesë e popullsisë aktive, gjegjësisht 608 520 persona janë të punësuar dhe 109 249 persona janë të papunë. Numri i personave joaktivë është 768 549 persona.
  • Sipas nivelit më të lartë të përgatitjes shkollore, prej gjithsej 56 701 personave të papunë, numri më i madhë i të papunësuarve janë meshkuj 34.313 persona dhe 22.388 femra, të gjithë me arsim të mesëm.
  • Sipas veprimtarisë, më shumë të punësuar kemi në Industrinë përpunuese, 123.347 persona, prej të cilëve 65.751 janë meshkuj dhe 57.596 femra.
  • Në popullsinë e përgjithshme rezidente, numri i personave të mbajtur është 450 766 persona.
  • Në popullsinë e përgjithshme rezidente, numri i personave me aftësi të kufizuar është 94 412 persona, edhe atë: 1.8% të moshës prej 0-14 vjeç, 45% të moshës prej 15-64 vjeç dhe 54.8% të moshës prej 65 vjeç e më tepër.
  • Sipas llojit të invaliditetit, pjesëmarrje më të madhe prej 40.8% apo 38 499 numërohen personat që kanë vështërësi me lëvizje
  • Nga gjithsej 839 174 të banesave, 531 987 apo 63.4% janë të banuara, ndërsa 307 187 apo 36.6% janë të pabanuara.



© Enti shtetëror për statistikë