Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takimi i suksesshëm dypalësh me KE-në për Kapitullin 18 – Statistikat
17.11.2022

 

Sot u takua delegacioni i punës në Entin shtetëror të statistikës, e cila në dy ditët e mëparshme mori pjesë në takimin dypalësh me KE-në në Luksemburg dhe ku u referua për pajtueshmërinë e Sistemit kombëtar statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me legjislacionin evropian në fushën e statistikave, respektivisht Kapitulli 18.

Përfundimi i përgjithshëm është se takimi dypalësh ishte jashtëzakonisht i suksesshëm, për të cilin drejtori i ESHS, z. Apostoll Simovski, i përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit në grupin punues për mundin e bërë dhe për paraqitjen e jashtëzakonshme të situatës:

- Më paraqet kënaqësi të madhe që isha pjesë e këtij grupi punues dhe që para Komisionit Evropian treguam se Sistemi Kombëtar Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Enti shtetëror i statistikës, është i organizuar mirë, me një vizion të qartë të rolin e vet në procesin e negociatave dhe në përputhje me arritjet më të fundit të sistemit statistikor evropian, monitoron në mënyrë të vazhdueshme të gjitha zhvillimet e reja në legjislacion dhe përpiqet, brenda kapaciteteve të saj, të plotësojë të gjitha kërkesat në mënyrë të barabartë me vendet anëtare - theksoi drejtori Simovski.

Në takim u theksua se tani ka një detyrë të madhe para gjithë nesh të përfshirë në këtë Kapitull, që i referohet përgatitjes së një plani të saktë veprimi dhe afateve për realizimin e aktiviteteve të planifikuara, të cilat do të përfaqësojnë një lloj standarti kombëtar për të cilën të gjithë do të duhet të bëjnë çdo përpjekje për realizimin e plotë.

 




© Enti shtetëror për statistikë