Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Enti Shtetëror i Statistikës dhe Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
15.01.2025

 

Sot me datë 15.01.2025 u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, me të cilën përcaktohet korrniza brenda së cilës realizohet bashkëpunimi ndërmjet palëve për çështje me interes të ndërsjellë bazuar në shfrytëzimin e potencialeve të brendshme e të dy institucioneve drejt arritjes së interesave të përbashkëta në segmentin e energjisë, minierave dhe burimeve minerale.

Të dy institucionet do të bashkëpunojnë në përputhje me kornizat ligjore dhe nevojat e përcaktuara bashkërisht, nëpërmjet mbajtjes së takimeve të përbashkëta, pjesëmarrje në konferenca dhe në trajnime dhe kurse të organizuara nga njëra apo pala tjetër.

Me këtë bashkëpunim, të dy institucionet do të shkëmbejnë të dhëna dhe informacione, do të kryejnë analiza të përbashkëta dhe do të ofrojnë të dhëna përkatëse për sektorët e energjisë dhe minierave për të marrë vendime relevante të bazuara në fakte. Qëllimi është përmirësimi i efikasitetit energjetik, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe rritja e transparencës dhe disponueshmërisë së të dhënave për publikun.

 

  

 




© Enti shtetëror për statistikë