Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Pjesëmarrja në Konferencën e Statisticienëve Evropianë
27.06.2023

 

Delegacion nga Enti Shtetëror i Statistikës, i udhëhequr nga drejtori Apostoll Simovski, mori pjesë në Konferencën vjetore të Statisticienëve Evropianë, e cila këtë vit u mbajt më 22 dhe 23 qershor në Gjenevë të Zvicrës. Temat e diskutuara në Konferencë janë gjithmonë aktuale dhe në përputhje me ndryshimet në shoqëri. Një nga temat e këtij viti ishte kalimi në përdorimin e teknologjive open-source me burim të hapur. Gjegjësisht, numër i madh i enteve statistikore po kalojnë ose planifikojnë të kalojnë nga përdorimi i softuerit tradicional në përdorimin e teknologjive open-source me burim të hapur, si R ose Python. Në Konferencë u diskutuan këto ndryshime, sfidat dhe ndikimet strategjike, si dhe përvojat e vendeve në përgatitjen për transformim të tillë.

Enti Shtetëror i Statistikës merr pjesë rregullisht në Konferencën e Statisticienëve Evropianë dhe i ndjek rregullisht lajmet dhe rekomandimet që dalin prej saj.

 

 




© Enti shtetëror për statistikë