Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Nënshkrimi i Marrëveshjes për shkëmbimin e të dhënave
15.11.2024

 

Si rezultat i bashkëpunimit afatgjatë të suksesshëm, sot drejtorët e Entit Shtetëror të Statistikës, Dr. Dejan Stankov dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, Mr. Elena Petrova, nënshkruan Marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet dy institucioneve.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje synon arritjen e cilësisë dhe konsistencës së lartë të të dhënave statistikore zyrtare dhe uljen e ngarkesës për ofruesit e të dhënave, e cila është në përputhje me prioritetet e të dy institucioneve, por edhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për statistikat shtetërore.

Marrëveshja specifikon llojin e të dhënave që do të shkëmbehen, mënyrën dhe periudhën e shkëmbimit dhe përgjegjësitë e të dy institucioneve në drejtim të mbrojtjes së të dhënave.

Shkëmbimi i të dhënave me Drejtorinë e të Ardhurave Publike paraqet një tjetër dëshmi të përkushtimit të Entit Shtetëror të Statistikës në përpjekjet për shfrytëzimin maksimal të të dhënave administrative në vend për qëllime statistikore.

 

            




© Enti shtetëror për statistikë