Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit shtator të vitit 2024 janë dhënë 296 leje ndërtimi, që është për 9.2 % më
pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 517 775 mijë denarë, që është për 12.6 % më shumë krahasuar
me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 146 (49.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 90
(30.4 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 60 (20.3 %) objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 296 objekte, te 131 (44.3 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 165 (55.7 %) objekte si investitorë janë
subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 755 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 67 372 m2.