Skip Navigation Links
Веб-страницата www.stat.gov.mk користи колачиња кои се потребни за целосна функционалност на страницата. Со Вашето присуство на нашата веб-страница се подразбира дека се согласувате за користењето на овие колачиња. За повеќе детали прочитајте ја Политиката за колачиња.


          
 



Industria

Në zhvillimin e ekonomisë së përgjithshme të Maqedonisë, industria zen një nga vendet më të rëndësishme. Zhvillimi i shpejtë i industrisë është një nga shtytësit bazë i gjithë zhvillimit ekonomik, ndryshimit të marrëdhënieve socio-ekonomike, mënyrës së jetesës së popullsisë, rritjen e interesimit për progresin teknik dhe të tjera. Ky zhvillim i industrisë dhe ndikimi i saj i madh imponoi nevojën për një ndjekje dhe studim më kompleks. Që nga viti 1952, në Entin shtetëror të statistikës, rregullisht është përllogaritur indeksi i prodhimit industrial, me ç’rast sigurohen një numër optimal i të dhënave, mbi bazën e të cilave vihet deri te përgjigjet e pyetjeve që lidhen me zhvillimin industrial dhe ekonomik. Indeksi i vëllimit fizik të prodhimit industrial shpreh lëvizjen e prodhimit të përgjithshëm industrial dhe është një nga treguesit statistikor bazë për planifikimin shoqëror dhe zhvillimin ekonomik, në bazë të të cilit përcaktohet mënyra më e pranueshme e udhëheqjes së politikës ekonomike. Industria mbulon tre fushat e mëposhtme: B - Miniera dhe gurorë, C – Industria përpunuese dhe D - Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, respektivisht veprimtaritë nga sektori 05 deri në sektorin 35 të Klasifikimit kombëtar të veprimtarive (NKD Rev. 2 ). Sipas të dhënave për vlerën e shtuar të vitit 2010, në prodhimin e përgjithshëm industrial pjesëmarrje më të madhe kanë departamentet 35 - Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (14.64%), 10 - Prodhimi i produkteve ushqimore (11.67%), 14 - Prodhimi i veshjeve. (10,19%), 24 - Prodhimi i metaleve (9,34%), 11 - Prodhimi i pijeve (6,18%), 23 Prodhimi i mineraleve të tjera jometalike (5,90%) dhe 12 - Prodhimi i produkteve të duhanit dhe fermentimi i duhanit (4,48%) ) . Nga numri i përgjithshëm i subjekteve afariste aktive (74.424) në vitin 2012, në sektorin B - Miniera dhe gurorë janë regjistruar 182 subjekte afariste (0.2%), në sektorin C - Industria përpunuese 8.251 subjekte afariste (11.1%) dhe në Sektori D - Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar - 134 subjekte afariste (0.2%). Sektorët industrialë kanë një pjesëmarrje të rëndësishme në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Sipas të dhënave të mëparshme të PBB-së në vitin 2011, sektorët industrialë marrin pjesë me 18.0% në strukturën e përgjithshme të PBB-së, edhe atë: sektori B - Miniera dhe gurorë marrin pjesë me 1.5%, sektori C - Industria përpunuese me 13.5% dhe sektori D - Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 3.0%.
 
 




Treguesit kryesor
 
  Индекс на промет во индустрија, вкупно  ( 10.2024/10.2023) : 98.6

  Индекс на промет во индустрија на домашниот пазар  ( 10.2024/10.2023) : 102.1

  Индекс на промет во индустрија на странски пазари  ( 10.2024/10.2023) : 96.8

  Индекс на индустриското производство  ( 01-11.2024/01-11.2023) : 96.2

  Индекс на индустриското производство  ( 11.2024/11.2023) : 96.5

  Индекс на бројот на работниците во индустријата  ( 11.2024/11.2023) : 96.0

Временска серија





Nocione dhe shpjegime

Индекс на индустриското производство е индекс на готовите индустриски производи дефинирани со Националната номенклатура на индустриски производи, 2008 (ННИП 2008).

Готов производ е секој производ што во процесот на производството достигнал соодветен степен на изработка, а во Номенклатурата на индустриски производи е наведен под посебен назив, со шифра и единица мерка.


 


© Enti shtetëror për statistikë