Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri gjatë muajit janar 2025, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, është 108.9.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit janar 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 13.5%, te Prodhimet kapitale për 11.0%, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 15.7% dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.6%.
Indeksi i qarkullimit në industri, totali, gjatë muajit janar 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, është 104.9.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor, në janar të vitit 2025, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, është 99.5.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun vendor gjatë muajit janar të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 8.5%, Prodhimet kapitale për 22.0% dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.2%, ndërsa rritje shënon te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.8%.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor, gjatë muajit janar 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, është 71.9.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm në janar të vitit 2025, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, është 110.8.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun e jashtëm gjatë muajit janar 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 18.3%, te Prodhimet kapitale për 12.3% dhe te Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 23.7%, ndërsa rënie shënon te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.8%.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm, gjatë muajit janar të vitit 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024, është 118.0.