Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së
Veriut, në janar - shkurt 2025, është 75 650.4 milionë denarë, me ç’rast shënon rritje prej 1.6 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit
paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar - shkurt të vitit 2025, është 112 862.3 milionë denarë që është më shumë për 4.9 %, më
shumë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Deficiti tregtar, në periudhën janar – shkurt të vitit 2025, është 37 211.8 milionë denarë.
Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar – shkurt të vitit 2025, është 67.0 %.
Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të
metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionët ose anijet, pjesët e sediljeve
nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra
nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri,
platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.
Në periudhën janar - shkurt të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar
më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.
Këmbimi tregtar i shprehur në euro dhe Dollarë amerikan
Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar - shkurt të
vitit 2025, është 1 229.4 milionë euro dhe shënon rritje prej 1.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallit të
importuar, në periudhën e njejtë, është 1 834.2 milionë euro, që është për 5.1 % më shumë, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit
paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar - shkurt të vitit 2025, është 604.7 milionë euro.
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në janar – shkurt të vitit 2025, është 1 276.7 milionë
dollarë amerikan dhe shënon rënie prej 2.6 % krahasuar me të njejtën periudhë nga viti paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën
e njejtë, është 1 904.1 milionë dollarë amerikan, që është për 0.6 % më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Deficiti tregtar, në periudhën janar - shkurt të vitit 2025, është 627.4 milionë dollarë amerikan.