Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, numri i turistëve gjatë muajit shkurt të vitit 2021 është 27 569, ndërsa numri i netëve të kaluara është 60 013.
Numri i turistëve në muajin shkurt 2021, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, është ulur për 41.7%, ndërsa numri i netëve të kaluara është ulur për 36.8%.
Numri i turistëve vendor në shkurt të vitit 2021, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është ulur për 10.4%, ndërsa numri i turistëve të huaj është ulur për 60.2%.
Numri i netëve të kaluara te turistët vendor në shkurt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak është ulur për 14.8%, ndërsa numri i netëve të kaluara të turistëve të huaj është ulur për 52.1%.
Në periudhën janar - shkurt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njejtë nga viti paraprak, numri i turistëve është ulur për 45.7%, edhe atë: te turistët vendor është ulur për 11.3%, dhe te turistët e huaj për 65.4%.
Në periudhën janar - shkurt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njejtë nga viti paraprak, numri i netëve të kaluara është ulur për 38.9%, gjithashtu te turistët vendor për 15.1%, dhe te turistët e huaj për 56.4%.