Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste, indikatori i besimit në industrinë prodhuese gjatë muajit prill të vitit 2022 është
zvogëluar për 0.1 pikë përqindjeje dhe krahasuar me muajin mars të vitit 2022 është 13.2, ndërsa krahasuar me muajin prill të vitit 2021
është zvogëluar për 1.5 pikë përqindje.
Gjendja e sigurimit të prodhimit me porosi, gjatë muajit prill të vitit 2022 krahasuar me muajin mars të vitit 2022, është më e favorshme,
pritshmëritë për vëllimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm janë më pak të favorshme krahasuar me muajin e kaluar, ndërkohë që
rezervat e prodhimeve të gatshme janë të zvogëluara.
Vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në muajin prill të vitit 2022 është më pak e favorshme krahasuar me muajin e
kaluar, është më pak e favorshme në krahasim me muajin prill të vitit 2021. Pritet që numri i të punësuarve të zmadhohet.
Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste gjatë muajit prill të vitit 2022 është 63.8 % nga shfrytëzimi normal.
Ndikimin më të madh në kufizimin e vëllimit të prodhimit kanë faktorët si në vijim: mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar me 16,9%,
kërkesa e pamjaftueshme e jashtme me 17,8%, mjedisi i pasigurt ekonomik me 15.6 %, kërkesa e pamjaftueshme vendore me 11.9 %.