Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit shtator 2024
krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2023, është 110.0.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Shërbime
administrative dhe mbeshtetëse (12.8%), Arte, argëtim dhe rekreacion (12.0%) dhe Industria përpunuese (11.9%).
Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret
(industria nxjerrëse) (5.9%), Shërbime administrative dhe mbeshtetëse (5.1%) dhe Industria përpunuese (2.9%).
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit shtator 2024, është 62 573 denarë.