Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit dhjetor 2024
krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2023, është 109.0.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime
administrative dhe mbështetëse (13.2%), Transporti dhe magazinimi (12.3%) dhe Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (12.0%).
Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret
(industria nxjerrëse) (13.4%), Shërbime administrative dhe mbështetëse, Ndërtimtaria (7.0%) dhe Veprimtaritë financiare dhe të
sigurimit (5.6%).
Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit dhjetor 2024, është 43 587 denarë.