Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit janar 2025, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve
industriale totali, në nivel mujor janë më të larta për 1.4 %, ndërsa në nivel vjetor për 6.9 %
Në muajin janar 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industrial, totali, janë më të
ulëta në sektorin Miniera dhe gurorë për 1.6 %, ndërsa më të larta në sektorin Industria përpunuese për 1.2 %, në sektorin Furnizime
me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 5.8 %, dhe në sektorin Furnizimi me ujë, heqjen e ujit, menaxhimin e
mbeturinave dhe veprimtaritë e rehabilitimit të mjedisit për 1.9 %.
Në muajin janar 2025, krahasuar me muajin janar 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më
të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 15.0 %, në sektorin Industria përpunuese për 6.1 %, në sektorin Furnizime me energji
elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 17.4 % dhe në sektorin Furnizim me ujë heqjen e ujit, menaxhimin e mbeturinave
dhe veprimtaritë e rehabilitimit të mjedisit për 4.8 %.