Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri gjatë muajit shkurt 2021, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, është 99.0.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit shkurt 2021, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 6.3%, dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 26.0% përderisa shënon rënie tek Prodhimet kapitale për 3.6%, dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.2%.
Indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri, gjatë muajit shkurt 2021, krahasuar me muajin janar 2021, është 103.8, , ndërsa në periudhën janar - shkurt 2021, krahasuar me periudhën janar - shkurt 2020, është 97.3.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor në shkurt 2021, në krahasim me muajin shkurt 2020, ështe 94.6.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun vendor gjatë muajit shkurt 2021, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 48.0%, përderisa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 11.1 %, Prodhimet kapitale për 20.6%, dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.1%.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor, gjatë muajit shkurt 2021, krahasuar me muajin janar 2021, është 114.4, ndërsa në periudhën janar - shkurt 2021, krahasuar me periudhën janar - shkurt 2020, është 94.7.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm në shkurt 2021, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, është 99.3.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun e jashtëm gjatë muajit shkurt 2021, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 11.2 %, dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 15.9% përderisa shënon rënie te Prodhimet kapitale për 3.3 %, dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 9.1 % .
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm, gjatë muajit shkurt 2021, krahasuar me muajin janar 2021, është 101.6, ndërsa në periudhën janar - shkurt 2021, krahasuar me periudhën janar - shkurt 2020, është 97.3