1 Qershor – Dita e Statistikës së Maqedonisë
Sot festojmë 1 Qershorin – Ditën e Statistikës së Maqedonisë dhe ditëlindjen e Entit Shtetëror të Statistikës – 78 vjet ekzistencë.
Numri është i respektueshëm duke marrë parasysh fillimet modeste dhe angazhimet, entuziazmin dhe përkushtimin e brezave të statisticienëve që janë përgjegjës për atë që është sot Enti Shtetëror i Statistikës – institucion me reputacion profesional që u siguron përdoruesve të dhëna për politikë bërjen dhe vendimmarrje të bazuar në fakte.
Çdo vit sjell sfida të reja për të gjithë, përfshirë Entin, dhe aftësia për të përshtatur dhe zotëruar risitë që sjell epoka e re na inkurajon për rritje dhe zhvillim edhe më të madh. Këtë ua kemi borxh të gjithë gjeneratave paraprake të statisticienëve që e ndërtuan këtë sistem dhe ne e kemi detyrimin ta avancojmë dhe t'ua kalojmë brezave të ardhshëm!
Gëzuar Ditën e Statistikës së Maqedonisë!
Galeria
Fotografitë ndër vite.